Ka mjaftuar pak shi që ujrat e reshjeve dhe ato të ndotura të mblidhen në rrugën “Aleksandër Goga”.

Nga pamjet që paraqet “DurrësLajm”, shikohet që një liqen i ujrave të zeza ësht krijuar para spitalit rajonal të Durrësit. Pacientët dhe qytetarët duhet të përveshin çizmet për të kaluar në këtë rrugë.

Aksi është i pakalueshëm për këmbësorët ndërkohë që mjaft shqetësuese është edhe e rëndë e cila kundërbon në të gjithë lagjen.

Për të shmangur këtë situatë të përhershme në stinën e reshjeve në qytetin e Durrësit, do të ishte mirë që ndërrmarrja përkatëse të dërgojë ndonjë punëtor ose mjet për të evaduar ujin apo pastruar pusetat e bllokuara.