Shkarkimi i gjyqtarit të Durrësit/ Cili është Petraq Curri që liroi “baronin e drogës”

Postuar: 12/01/2018 - 14:17

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkoi sot KLD-së shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri, pasi gjatë hetimit disiplinor ka rezultuar se ai ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij.

Por cili është Petraq Curri, gjyqtari që liroi “baronin e drogës”

DurrësLajm” shkruan se Petraq Curri, gjyqtari pranë gjykatës së Durrësit që në muajin korrik 2017 vendosi të lirojë nga qelia të kërkuarit e drejtësisë Italiane Alket Hatia, më 2 tetor 2017 vendosi të dorëhiqet nga çështja e shqyrtimit në themel të kësaj dosjeje. Curri paraqiti kërkesën e tij të dorëheqjes pranë kryegjyqtares së Durrësit, ku ai refuzoi të gjykojë dosjen e ekstradimit të Alket Hatias, të dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik heroine.

Seanca e para ishte parashikuar që të zhvillohej më 5 tetor 2017, por gjyqtari i çështjes u tërhoq. Si argument për t'u tërhequr nga kjo çështje, Petraq Curri, përdori një inspektim që Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur, ndaj vendimit të lirimit të Hatisë, vendim i cili është marrë nga vetë gjyqtari Petraq Curri. Në kërkesën e tij të dorëheqjes, Curri shtonte se nuk kërkonte që kjo çështje të paragjykohet, dhe për pasojë, vendosi të dorëhiqet.

Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çurri, pas vendimit të tij të diskutueshëm të 11 korrikut për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë. 

Alket Hatija, 44 vjeç, i etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës” u arrestua më 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Hatija, i cili ka vuajtur një dënim në Shqipëri në vitet 2008-2014 për “trafik narkotikësh”, pretendonte se e kishte shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar së fundmi edhe në Itali.

Që nga 11 korriku 2017, dita kur Hatia rifitoi lirinë, ai nuk ka mundur të arrestohet më nga policia, megjithëse gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për të

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike e stacionit të pompave në Fushë Kuqe ka lënë qytetin e Durrësit pa u furnizuar me ujë, që

   Në Shqipëri, një seri kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur të rregjistruara në parajsa f

  Pas njoftimit për kufizimin e trafikut gjatë sezonit veror, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar një sërë kategori m

   Çdo mjet lundues që del në det për turizëm ose vihet në shërbim të turistëve do të jetë i kontrolluar mirëfilli.

   Sot pasdite dhe orët e para të ditës së nesërme do të ketë reshje shiu në gjithë vendin, por nga ana tjetër fundjava dhe java që vjen

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka propozuar deputetin Spartak Braho për anëtar të Komisionit për Çështjet

Djali i vetëm 4-vjeçar i familjes Xhelo me banim në Golem të Kavajës, është mbytur aksidentalisht në pishinën e një vile paraditen e sotm

Publikohet momenti i arratisjes së Mikel Kasës nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka apelur masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij për tra