Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkon KLD-së shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri dhe hetim displinor për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Gjatë hetimit disiplinor ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij.

Nga informacioni i administruar nga Ministria e Drejtësisë rezultoi se gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit.