Shkelja e rregullave dhe sinjalistikave në qarkullimin rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

Ky drejtues kamioni që shihni në foto, është futur kundërvajtje sot tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Përballë tij kanë qenë duke ardhur dy kamionë të tjerë njëri pas tjetrit. Për fat është shmangur përplasja e tyre, ç’ka mund të çonte në një aksident me pasoja fatale.

Nuk dihet se përse shoferi ka zgjedhur të futet në sens të kundërt, ndoshta nuk ka parë mirë tabelat ose për ndonjë arsye tjetër. Ajo që vlen të theksohet, është kujdesi që duhet të tregojnë të gjithë teksa udhëtojnë, gjithashtu edhe këmbësorët, për të shmangur çfarëdo aksidenti të mundshëm në rrugë.