Pas shpërthimit të djeshëm në dyqanin e celularëve në afërsi të Ambasadës Amerikane Tiranë, policia bëri me dije se është arrestuar 34-vjeçari Gentian Hoxha.

Personi që shihni në foto është i akuzuari për armëmbajtje pa leje dhe munnicion luftarak, pasi në dyqan iu gjetën 2 kapsolla ende të paplasura, disa qarqe elektrike, tela elektrik përcjellës dhe një mikroskop që dyshohej se përdorej për montimin e bombave.

Sipas policisë në ketë ambient mund të këtë pasur edhe lëndë tjetër shpërthyese dhe ajo ka shpërthyer gjate incidentit. Një bombe dyshohej se tregtohej 2 mije euro.