Sasia prej 3.5 milionë eurosh e kapur pasditjen e të dielës në portin e Durrësit duke si vepër e “mafias” që ka në dorë shteti i drejtuar nga qeveria Rama.

Ky është opinioni i analistit Fatos Lubonja, i cili shprehet për News 24 se bandat mafioze janë vënë në shërbim të interesit të një grushti njerëzish politik. Lubonja shton se kjo është mënyra e jetesës për shumëkënd nga këto banda, të cilat marrin garanci nga politika dhe policia njëkohësisht.

Lubonja: Ajo që më shqetësoj është se kemi të bëjnë me shtetin vetë më duket mua, në shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve dhe këtyre skandaleve, pra më shumë mund të thuhet që kemi një mafie që ka shteti vet në këtë rast. Këto banda janë mënyra jonë e mbijetesës, këto banda kriminale, këto para që kanë ardhur me këtë makinë, padyshim janë para droge dhe kanë pasur një lloj rrugë të garantuar, që fillon që tek polica e me radhë.

Basha e ka ditur këtë rast për shkak se këto informacione vijnë nga shërbime të jashtme, dhe kjo ndoshta ka bërë që ata t’i japin ndonjë informacion Bashës, po nëse Basha e bëri mirë e bëri kështu apo jo kjo është çështje tjetër.

U përmend edhe Balla nga Basha, ishte akuzë apo informacion?

Lubonja: Një lloj informacioni është ky. Por PD duhet ta japë provën të sakta përndryshe mbetet që bëhet për qëllime politike. Unë mendoj se për qëllime politike bëhet…