Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta ndikojnë motin në gjithë vendin duke sjellë shira afatshkurtra në Veri dhe zonat Qendrore.

Pjesa e dytë e ditës përmirëson dukshëm kushtet e motit duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë, gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike të pandryshuara.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzim i ulët.