35 të rinj nga 12 vende të ndryshme europiane në zyrën rajonale të punësimit.

Një grup përfaqësuesish nga12 vende europiane, në kuadër të projektit Erazmus Plus, kanë kryer një inspektim pranë Zyrës Rajonale të Punësimit në Durrës, për të njohur konkretisht se si ndihmohen të rinjtë nga ky institucion në Durrës.

Interesi është i madh për të parë nga afër se si funksionon procesi i sigurimit të një vendi pune nga të rinjtë, tha përfaqësuesja e organizatës suedeze që vjen me një projekt të Erazmus Plus, Julia Usova.   

Koordinatorja e projektit Open Doors, Laura Xhaxhiu ka bërë me dije se janë 35 të rinj nga 12 vende të ndryshme të Europës, të cilët kanë ardhur në Durrës për të shikuar nga afër se si trajtohen çështjet e prespektivës së punësimit të të rinjve, si në këtë qytet dhe në të gjithë vendin tonë.

Përfaqësuesit nga 12 vendet e ndryshme të Europës kanë shprehur konsiderata për punën që bëhet në Zyrën Rajonale të Punësimit në Durrës, vend i cili nëpërmjet turizmit ka mundësira të shumta për punësim.

K.H.