Për kreun e shoqatës së Hoteleri Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa pjesa më e madhe e operatorëve turistikë i kanë marrë masat e nevojshme për sezonin turistik.

Të paktë janë ata që nuk i janë përgjigur këtij detyrimi të sanksionuar me ligj. Megjithatë, sipas Xhepës është shumë e rëndësishme që pushuesit të njihen me sinjalistikën detare, por edhe të jenë të kujdesshëm sepse rrymat nënujore detare bëhen shkak për mbytje në det.

"Pushuesit duhet të jenë të ndërgjegjësuar, ata duhet të njohin me përpikmëri sinjalistikën detare për të shmangur çdo incident në det. Nëse flaumri është jeshil mund të notojnë, ngjyra e verdhë tregon rrezik ndërsa ngjyra e kuqe është e ndaluar. Pushuesit duhet ta dijnë që ka rryma nënujore detare të cilat mund të shkaktojnë mbytje. Duhet të respektojnë sinjalistikën e të kërkojnë ndihmë kur duhet," pohoi Xhepa.

K.H.