Situata nga reshjet, vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore për të prekurit

Postuar: 13/03/2018 - 11:05

Gjatë 24 orëve të kaluara mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të qëndrueshme dhe të dendura me prani të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, reshjet e shiut kanë qenë të herëpashershme me intensitet deri të lartë, lokalisht shtrëngata dhe stuhi.

Gjatë natës sasia më e madhe e reshjeve të shiut të rëna është: Lezhë 20.0 mm shi, Shkodër 12.0 mm shi dhe Tiranë 12.0 mm shi, ndërsa në pjesën tjetër e vendit kanë rënë më pak se 7.0 mm shi.

Ndërkaq, Forcat e Armatosura gjenden në terren për të bërë të mundur shpërndarjen e bazës ushqimore për të gjithë banorët e prekur nga këto reshje.

Në qarkun e Shkodrës, si pasojë e reshjeve të rëna janë ndodhur nën ujë një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës bujqësore dhe janë izoluar nga uji shumë banesa, ku më i prekuri ka qenë fshati Obot.

“Aktualisht Forcat e Armatosura janë të pranishme në zonat e prekura nga uji me efektivet dhe mjetet e batalionit të këmbësorisë së Shkodrës”, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga MM.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se janë marrë masa për sigurimin e bazës ushqimore për banorët por edhe për bagëtitë e këtyre zonave.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit janë dërguar në njësinë administrative, Ana e Malit 450 pako ushqimore dhe 180 pako me detergjent.

Në njësinë administrative, Ana e Malit janë shpërndarë 7 tonë koncentrat si dhe 11 ton bar i thatë. Në njësinë administrative, Dajç janë shpërndarë janë shpërndarë 11 ton koncentrat për bagëti.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, ndodhen të magazinuara 2 ton koncentrat për bagëti, i cili do të shpërndahet sipas një grafiku të caktuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një raport i CIA-s amerikane për Ballkanin, ku përmendej edhe Shqipëria si vend që ka probleme me drogën, është cilësuar i pasaktë dhe

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

   Drejtori i Drejtorisë së Hetimit tatimor, Enertil Canaj, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga detyra që mban.

   Edmond Bengo nuk ka qenë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

   Rreziku nga helmimet ushqimore është prezent sidomos gjatë stinës së verës.

   Në pikun e sezonit veror plazhi i Durrësit është boshatisur nga pushuesit në masë të madhe.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbe

Për ata që kanë vendosur të pushojnë në ditët e fundit të gushtit, nuk do të kenë vetëm diell, megjithëse temperaturat do të arrijnë deri

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar kopje të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i cili konverton dënimin e Edmond Bego nga 21

Policia Rrugore ka sjellë risinë e evidentimit me dron të parakalimeve të gabuara dhe shkeljeve që i bëhen rregullave të qarkullimit.