Sot bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, si do devijohet trafiku

Postuar: 25/06/2018 - 07:38

Sot do të bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, pasi do të realizohet faza e katërt e punimeve që kanë nisur para dy javëve. Ditën e hënë, 25 qershor, do të bllokohet qarkullimi në autostradë për ndërhyrjen në riparimin e segmentit Shkozet – Durrës nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

"Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 deri në 22:00 të ditës së hënë datë 25/06/2018. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës do të devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës së Shkozetit dhe të ndjekin Shkozet-Durrës ( zona Kënetës) ose unazën e Shkozetit", thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet - Durrës do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës - Tiranë, për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjatë ditës së sotme skemat e lëvizjes dhe do informojnë opinionin publik.

Punimet në autostradë kanë nisur para dy javësh, ndërsa punohet vetëm gjatë ditëve të javës, pasi në fundjavë është hapur për shkak të fluksit të lëvizjes së qytetarëve në drejtim të Durrësit për shkak të sezonit turistik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kohët e fundit dy qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë kanë miratuar një marrëveshje, sipas së cilës të dy palët njohin patentat e zakons

   Mbi territorin e Shqipërisë reshjet do të vijojnë sot dhe nesër!

   Reforma në Drejtësi dhe konkretisht, procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka bërë që dy gjykatat më të rëndë

Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Korçë ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi i ra sipër një bombol.

   Krahas Planeve të Kontrollit “Tispol Gusht 2018”, Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rru

Pas ngjarjes së rëndë ku 42-vjeçarja Rudina Kishta, i vendosi flakën banesës së saj në Fier dhe më tentoi të mbyste vajzat binjake, janë

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi paralajmëron se situata kriminale në Shqipëri është shumë delikate dhe e frikshme.

Pavarësisht se banorët e zonës pranë çerdhes në Ali Demi thonë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë parë flakë, drejtoresha e çerdhes t

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në

Komisioni i Pavarur i Kualifikimin, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, ka zbardhur vendi