Akuzat ndaj aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, nga ana e drejtorit të teatrit, Hervin Çuli në një status në Facebook, kanë ngjallur mjaft debat prej dy ditësh.

Ofendimet dhe komentet kundër Çulit, e në mbështjetje të Kabashit ishin të shumta, çka kanë bërë që drejtori i teatrit të reagojë sërish përmes një postimi në rrjetet sociale, i revoltuar për gjithçka i është thënë.

POSTIMI I ÇULIT

Miq! Sot në faqen time në Facebook, por dhe në disa portale dhe ndonjë status prej karagjozi  për përhershëm, jam sharë e kërcënuar nga një lukuni banaliteti.  Nuk kam parë një urrejtje të këtij lloj përveçse në një kulturë tashmë e përcaktuar talebanizmi politik. Bëra një status ironik për një djalë që foli dhe shau në protestë teatrin, shau me mllef dhe pa asnjë argument, siç ndodh rëndom sot. Kaq! Pas kësaj nuk ka fjalë që përmban arsenali i vulgut të rrugës që nuk jam sharë e kërcënuar familjarisht. Pastaj turma shpiku gjoja një kontraditë timen me aktorin Robert Ndrenika, që pasi bën like statusit tim, më ngacmon me një batutë dhe unë ia kthej siç ngacmohemi gjithmonë. O tmerr! Pas kësaj dhe vajzën time 6 vjeçe më kanë shkruar se do ma lënë shtatzënë.  Dhe përreth shoh se si kënaqen hijenat nga ky horror, qelbësira dhe karagjozë FB-je që të vetmin argëtim kanë të mallkojnë jetën e atij tjetrit që nuk është si ai. Si ka mundësi që e mbollëm farën e urrejtjes deri në masakës, o zot, ku jetojmë! O zot me kë bashkëjetojmë!