E hëna pritet të jetë një ditë e nxehtë, duke na kujtuar ditët e verës që sapo i kemi kaluar, 

Sipas “Meteoalb”, pjesa e parë e ditës do dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta deri në mesditë kur shfaqen vranësirat e para në vend.

Temperaturat do të pësojnë një rritje nga dita e sotme me 3 – 4°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 34°C në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Lushnjë, Fier, Berat, Gjirokastër.