Në kampusin e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës u zhvillua aktiviteti për informimin e studentëve mbi rolin dhe funksionet e tregut të sigurimeve në Shqipëri. Në këtë aktivitet u bë edhe prezantimi i produkteve që ky treg ofron për konsumatorët.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga tregu i sigurimeve , Kryetari i Shoqatës se Siguruesve të Jetës, Pensioneve e Fondeve të Investimit, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, drejtues të lartë dhe persona përgjegjës të marrëdhënieve me publikun të shoqërive të sigurimit, lektor nga tregu i sigurimeve etj.

Në fillim është bërë prezantimi i produkteve që ofron sot tregu, nëpërmjet fletëpalosjeve që u janë shpërndarë studentëve me produktet e të gjitha shoqërive. Specialistët e shoqërive ju kanë shpjeguar studentëve të interesuar mbi produktet.

Më pas në auditorin me studentë dhe pedagogë, përshëndeti rektorja e universitetit, Kseanela Sotirofski. Lektori i tregut të sigurimeve njohu studentët me tregun e sigurimeve, funksionimin dhe rolin e tij në ekonomi, sfidat që ai përballet sot, etj. Takimi vijoi me debate-pyetje/përgjigje, mes studentëve dhe përfaqësuesve të tregut të sigurimeve.

Përfaqësuesit e Albsig paraqitën produktet për konsumatorin duke nisur nga sigurimi i pensionit vullnetar të pleqërisë, sigurimi i sëmundjeve, aksideneteve, mjeteve motorrike, pronës jetës etj.