Teksa jemi në prag të sezonit turistik, Sektori i Policisë Rrugore të Durrësit iu ka dhënë alarmin e kuq të gjithë institucioneve vendore, për të shmangur aksidentet dhe për të disiplinuar qarkullimin rrugor, kryesisht në zonën bregdetare.

Në një letër drejtuar kryetarëve të bashkive të Durrësit e Krujës; Autoritetit Rrugor Shqiptar; Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë Publike; dhe Prefektit të Qarkut Durrës, parashtrohen të gjitha problematikat me të cilat ndeshen akset dhe rrugët kryesore të qarkut gjatë sezonit të verës.

Qëllimi i kësaj kërkese është “Rritja e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimi i aksidenteve me pasojë të rënda, normalizimi i trafikut rrugor, dhe marrja e masave para sezonit turistik”. 

LETRA E PLOTË DREJTUAR INSTITUCIONEVE:

Drejtuar    :   Autoritetit Rrugor Shqiptar Tiranë

Drejtuar    :   Kryetarit të Bashkisë Durrës,  Kruje

Për Dijeni  :  Drejtorisë Përgjithshme për Sigurinë Publike,  Tiranë

Për Dijeni  :   Prefektit të Qarkut, Durrës

Lënda  : Informacion.  Mbi problematiken në të cilen kemi pasur gjatë sezonit turistik veror 2017, dhe permiresimin në infrastruturen rrugore e sinjalistike para fillimit te sezonit turistik  për vitin – 2018, ne trafikun rrugor, në Qarkun Durres.

Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Ligji Nr. 8378 datë 22.07.1998 “ Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë “, të ndryshuar, Kapitulli I–rë, neni 7 dhe 14,       Rregullimi i qarkullimit në qëndrat e banuara “, dhe “Të drejtat dhe detyrat e enteve pronare të rrugëve”; Ligjit Nr. 8335 datë 23.04.1998 “ Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Bashkiake dhe të Komunës“; VKM Nr. 153 datë 07.04.2000, “Rregullorja për zbatimin e Kodit Rrugor”, si dhe prioriteteve e detyrave të përcaktuara në Panet e Masave të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, me qëllim: rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja, Ju bëjmë me dije sa më poshtë:          

Në vijim edhe të korespondencës së mëparshme, për evidentimin e shqetësimeve  në lidhje me gjëndjen e rrugëve dhe sinjalistikës rrugore, informojmë edhe një herë Autoritetin Tuaj Ligjor, se me gjithë angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve të policisë rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe normalizimin e fluksit të lëvizjes së mjeteve, në mënyrë të veçantë gjatë periudhës së sezonit turistik veror, vazhdojmë ende të përballemi me disa pasiguri e vështirësi në drejtim të menaxhimit  të situatës rrugore në lidhje me qarkullimin rrugor të mjeteve dhe këmbësorve e konkretisht :

  • Aksi Rrugor Mbikalimi Shkozetit-Plepa, vazhdon të jete pa ndricim. Rekomandojme qe te mbyllet  trafik ndaresi tek kabina elektrike,ose te shfuqizohet semafori nga Autoriteti Rrugor Shqiptare per periudhen 15 Qershor 15 Shtator per arsye se ne sezonin turistik eshte e pa perballushshem menaxhimi i fluksit te trafikut rrugor ne kete segment, dhe mendojme  te ndertohet nje mbikalim kembesoresh, para sezonit turistik .
  • Segmenti rrugore Ura dajlanit –Plepa (Plazh).Hyrja e mjeteve te  sherbimit publik, ne segment rrugor krijon problem ne menaxhimin e trafikut. Nga ana Bashkise Durres , te bllokohet levizja e mjeteve te sherbimit publik gjate sezonit turistik .

Ne kete segment rrugor ka shume hyrje dhe dalje nga rruget dytesore , dhe nuk ka sinjalsitiken e perkatese ne kryqezimet e ketyre rrugeve.

Kerkohet  qe  nga ana e Bashkise Durres, si Drejtori e Sherbimeve,Drejtoria e Sinjalistikes dhe Policia Bashkiake te marrin detyrimet e tyre ,si para fillimit te sezonit ,dhe gjate sezonit te percaktoje parkimet e mjeteve dhe ne veçanti saktesimi dhe detyrimi i parkimit te mjeteve te transportit publik ne kete segment rrugor,ku ne sezonin  qe kaluam ka qene problem Segmenti Ura e Dajlanit-Plazh-Rreth-Rrotullimi i Plepave per mjetet e trasportit te ardhur nga Kosova ,ku nga ana e Bashkise se Durresit te merren masa per te percaktuar rrugekalimin e ketyre mjeteve,Vend qendrimin ,dhe Vend parkimin .

Nga ana e drejtorise se sherbimeve ,Drejtorise se sinjalistikes dhe Policia bashkiake e Durresit te marre masa per njoftimin e subjekteve qe kane lokale ne segmentin Ura e Dajlanit Plazh Plepa. Furnizimi i lokaleve ne kete segment rrugor te behet nga ora 24 deri ne oren 07 te mengjesit.

  • Segmenti rrugore Plepa –Ndroq Tirane, eshte plotesishte e amortizuar, ku kekohet ndehyrje ,per shkak se ne sezonin tiuristk , ky segment lehteson trafikun e mjeteve.
  • Në rrugën  dytesore  Plepa – Golemkrijohen shume anomali  per shkak te kalimit me dy sense levizje te mjeteve, ne nje kohe qe kemi mendimin qe kjo rruge te behet me nje sens levizje ,te plotesohet me sinjalistike te domosdoshme ne veçanti ne periudhen e sezonit te Plazhit ,dhe sidomos ditet e shtune dhe djele.
  • Ne aksin rrugor Maminas – Gjiri i Lalzitduhet patjeter nderhyrje per ta paisur rrugen me te gjitha elementet kryesore sepse ky aks rrugor eshte dhe ngelet aksi me i ngarkuar  sidomos ne periudhen e veres ku mungojne shume elemnte si sinjalistika , zgjerimi ,ndriçimi ,trafikndareset ,mbikalimet ose nenkalimet , etj. Me konkretisht kerkojme qe ne afersi te vendit te quajtur  “ Akullorja “ne Armath duhet patjeter qe te vendosen trafikndarese  Provizor per periudhen 15 Qershor 15 Shtator ne nje distance 300 – 400 metra  sepse ne kete vend ka nderpreje te parregullta te rruges nga drejtuesit e mjeteve dhe kembesoret duke u bere burim aksidenti, per shkak te biznesit qe eshte ne rruge dhe ndalimit te mjeteve dhe  qytetareve qe  ndalojne ne kete segment,eshte e pa menaxhueshme trafiku nga ana e sherbimeve te punonjesve te policies rrugore ne sezonin turistik,per shkak te numrit te madh te mjeteve qe levizin ne kete segment .Trafiku I mjeteve nga Gjiri i Lalzit –Maminaz krijohet vetem prej kesaj distance 300-400 metra .Kerkoj nga Autoritetit Rrugor marrjen e masave per kete segment qe ta paise me trafikndares provizor.
  • Ne segmentin rrugore fshati Kamerras ,Manz e Vjetermbi nje kilometer te rruges,ne te dy anes e rruges tregtohet ne tezga fruta perime.Bashkia Durres dhe Policia Bashkiake duhet bte marrin masa per mos lejimin  e vendosjes se tezgave ne kete segmentper shkak te ndalimit te mjeteve te cile behet burim aksidenti.
  • Tek mbikalimi i Fllakes ne  sensin e levizjes Durres – Tiranedhe   anasjelltas si ne hyrje dhe ne dalje te austostrades ,mungojne te gjithe elementet e nje rruge hyrese apo dalje ,pa sinjalistike  ,pa ndricim , duke detyruar drejtuesit e mjeteve  qe te bejne  ndalim te plote per te hyre ne drejtim te Fllakes ose ne drejtim tjeter dhe per pasoje duke u bere nje rrezik i madh per aksidente .
  • Tek mbikalimi i Serave (Shkozet)  ne te dy anet e rruges hyrese apo dalje ne autostrade mungon sinjalistika e nevojshme orjentuese horizontale e vertikale per drejtimin e detyrueshem te levizjes, nuk ka fare ndricim ,dhe ka qene disa here shkak per  perplasje mjetesh dhe aksidente fatale .
  • Tek nenkalimi Ura dajlanit,tregtare ambulante , ne sezonin e kaluar kane ushtruar aktivitetin e tyre ne trotuare , duke u bere premise per askidente rrugore dhe veshtersi ne levizjen e mjeteve dhe kembesoreve.Bashkia e Durres dhe Policia Bashkiake duhet te marrin masa per largimin e tyre.
  • Segmenti rrugor Vollga–Currila,ne sezonin turistik ka mbingarkese te levzijes se mjeteve dhe kembesoreve,duhet te mbyllen punimet para sezonit turistik nga ana e Bashkise Durres, çka ben veshterisi ne menaxhimin e tarfikut nga Policia Rrugore.

Rrethi Kruje

  • Rrethi i Krujes eshte nyja lidhese e gjithe veriut te Shqiperise,Shtetit te  Kosoves dhe te Malit te Zi me pjesen tjeter te vendit tone,ne kete aks levizja e mjeteve eshte shume e madhe ne sezonin turistik.
  • Sa me siper cilesia e  te dy segmenteve  Rrugore Tapize  – Thumane dhe Ura e Gjoles – Kruje ndikon drejtperdrejt ne rrjedhshmerine e levizjes se automjeteve dhe gjendjen e trafikut rrugor ne keto segmente.
  • Para mbikalimit Fushe Kruje, Eshte domosdosheme qe nga Autoriteti Rrugor dhe Bashkia Kruje te merren masa per hapjen  e segmentit rrugor para mbikalimit  ,qe te nxjerre tek ura e gjoles  per shkak te fluksit te madh te mjeteve qe levizin ne kete aks Rrugor para se te filloj sezoni turistik , per te shfryre trafikun ,ne periudhen e sezonit turistik eshte e pa perpallushme levisja e mjeteve nga Sherbimet e qarkullimit Rrugor .
  • Ne segmentin rrugor Tapize – Mbikalimi  Fushkrujes,mungon plotesisht sinjalistika rrugore horizontale (sinjalistika horizontale dhe aty ku ekziston eshte e padukshme) dhe vertikale treguese dhe informuese për hyrjet dhe daljet në rrugën  kryesore . Pothuajse në të gjitha hyrjet dhe daljet nga kjo rrugë kryesore, mungojne sinjalizimet treguese,sidomos sinjalistika vertikale per kufizimet e shpejtesise, per dhenie te drejte perparesie dhe ato treguese per degezimet dhe kryqezimet.
  •  Në segmentin rrugorMbikalimi Fush kruje-Thumaneeshte bere rikonstruksioni i plote i saj,eshte vendosur sinjalistike vertikale dhe horizontale. Ne po kete segment ne vendine quajtur “Unaza e Fshatit Luz” në  daljen per ne rrugen kryesore behet nderprerja e fluksit te levizjes ne te dyja kahet duke u bere burim për aksidente pasi ne kete degezim  sinjalistika horizontale nuk eshte e duhura ndersa ajo vertikale mungon.

Sa sipër, duke marre shkak spicifiken e  vecante qe ka Qarku Durres si Qark turistik , me qëllim : Rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve me pasojë të rënda, normalizimin e trafikut rrugor. Kerkoj nga Prefekti i Qarkut Durresit, Bashkia Durres, Kruje dhe Autoriteti Rrugor Shqiptare,marrjen e masave para sezonin turistik.