Banorët e njësisë administrative të Katundit të Ri janë hedhur mëngjesin e kësaj të enjteje në protestë.

Banorët duan takim me kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon, për të diskutuar për përmbytjet e njëpasnjëshme që iu shkaktohet në zonën e tyre.

Sipas akuzave të tyre, shteti ka hapur rezervuarin e Bovillës dhe kjo është e paprecedentë.

Ata thanë para gazetarëve se: “Jemi përmbytur masivisht. Është e disata herë qe përmbytemi brenda vitit dhe asnjë herë nuk kemi marrë dëmshpërblim”.

Ata erdhën sot para derës së bashkisë, pas përmbytjeve që iu shkaktuan nga reshjet e radhës të shiut që ranë dy ditë më parë.

(Në galerinë e fotove të mëposhtme, do të gjeni pamje nga përmbytja e fundit në Katund të Ri).