Plazhi i madh i Durrësit është mbushur këtë fundjavë të parë qershori me pushues nga vendi dhe trevat shqipatre jashtë kufijve.

Temperaturat e larta kanë favorizuar qytetarët, ndërsa të shumtë janë pushuesit nga Kosova që i drejtohen plazhit kryesisht për fundjavë.

Masat e ndërmarra nga bashkia për mikpritjen e pushuesve kanë qënë efikase, ndërsa çmimet e ulëta të banesave dhe të hoteleve në këtë periudhë janë mjaft joshëse.

Nga 10 deri në 20 euro nata, kushton fjetja në hotel në këtë periudhë në plazhin e Durrësit, ndërsa së bashku me fjetjen ofrohet edhe mëngjesi. Kushtet janë të mira edhe mikpritja po ashtu pohojnë pushuesit e parë.

Edhe operatorët e biznesit kanë hapur dyert. Çdo vit në përgaditjet që bëjnë ata rrisin e përmirësojnë cilësinë e shërbimit, si paraporta e vetme për të rikthyer sërish turistët në hotelet e tyre.

K.H.