Tenderat për deputetin e PS-së, Erion Veliaj i jep 6 milionë euro me dokumenta falso

Postuar: 16/04/2018 - 12:40

Kompania Alko Impex Construction në pronësi të Arbër Abazit, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tender nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. 

Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro.

Por, sipas dokumentave të dorëzuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, kompania për fitimin e të paktën dy tenderave me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.

Sipas, kritereve të tenderit të zhvilluar në vitin 2014 me vlerë rreth 180 milionë lekë të reja, për pastrimin e Tiranës zona III, pika 3 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar në kompani një inxhinjier mjedisi, të pajisur me diplomë dhe certifikatë nga minsitria e mjedisit”, dhe pika 10 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një liçencë nga Ministria e Transporteve me përcaktimin “Punime të inxhinjerisë së mjedisit”.

Kompania e ka shkelur këtë kriter. Kompania në licencën e marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka listuar si punonjësë të saj 8 inxhinjerë. Kompania ka paraqitur për personin, Bekim Selmani diplomë universitare të falsifikuar, duke e bërë çertifikatën e marrë nga MTI të paligjshme. 

Kompania ka paraqitur një dokument ku thotë se i ka kërkuar një çertifikatë Universitetit të Prishtinës, sipas së cilës personi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë drejtimi Mjedis, por një degë e tillë nuk ekziston në Universitetin e Prishtinës, ndaj diploma e paraqitur prej kompanisë është fallso. Më poshtë kërkesa e kompanisë drejtuar Universitetit të Prishtinës dhe diploma e paraqitur nga kompania:

Dhe diploma origjinale e personit:

Ndërsa 4 persona të tjerë, pjesë e çertifikatës nuk janë pjesë e listë së pagesave të kompanisë. 

Numrat personal të këtyre personave nuk përputhen me numrat personal të personave të punësuar nga kompania.

 

Sikurse shihet edhe nga fotot e mësipërme, ato nuk janë të përfshirë në listëpagesat e kompanisë me kontratë të rregullt pune sikurse kërkohet në kriterin numër 10 të tenderit.

Në kriterin e “kapacitet teknik –profesional” ku kërkohet përvojë e mëparshme në ekzekutimin e një pune me natyrë të njëjtë. Në këtë rast, kompania Alko Impex Construction ka paraqitur kontratën e lidhur me Komunën e Prishtinës, me objekt “Larja e rrugëve dhe trotuareve” me vlerë rreth 15 mijë euro në javë por në të vërtet kontrata ka vlerën e 4 mijë e 600 euro në javë. 

 Gjithashtu kjo kontratë nuk është përfunduar ndaj vlera e paraqitur në referencën e datës 20 prill 2014 nuk është e saktë. Më poshtë në foto dokumenti i paraqitur nga kompania pranë KPP në Shqipëri:

dhe kontrata e vërtet e firmosur me Komunën e Prishtinës:

Të njejtat dokumenta të fallsifikuara janë paraqitur nga kompania edhe për fitimin e tenderti të hapur nga Bashkia Tiranë, në dhjetor 2017, për pastrimin e qytetit, zona III.

Pra, kompania Alko Impex Construction ka fituar rreth 6 milionë euro në mënyrë të paligjshme.

Kompania Alko Impex është regjistruar në Shqipëri në vitin 2008 si degë e kompansië kosovare Alko Impex General Construction me pronar Imer Ademin. Por, aktiviteti i kompanisë nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka qënë pothuajse inekzistent. Sipas bilanceve të publikuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve (QKR) fitimet e saj nga viti 2014 deri më tani janë 10 fishuar. / Exit.al/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokuroren e parë.

Në pamjet që “DurrësLajm” sjell nga vendngjarja, kjo është gjendja e mjetit “BMW X5” në pronësi të drejtorit Ardian Gurr

Nëntë persona janë arrestuar në sajë të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga autoritetet italiane në Livorno të Italisë.

Mjeti tip “BMW X5” që u shkrumbua në Durrës, është në pronësi të Ardian Gurrës, drejtorit të Arsim-Kulturës dhe Komuniteteve Fetare në Ba

Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve të ndaluar pas protestës në

Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen kryesisht nga kthjellimet, ndërsa vranësira kalimtare do ketë në Verilindje.

   Një nga qytetarët që iu bashkua protestës së thirrur nga emigranti Orges Sinjoni, për të ngritur zërin për gjendjen tërësisht të amort

   U akuzuan nga Prokuroria si personat përgjegjës për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, por dy ditë më Gjykata e Tiranës ka shpallur

   Pas largimit të Briseida Shehajt, në krye të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është emëruar Sokol Nano, djali i

   Së paku 2 mijë punonjës policie të nivelit zbatues rrezikojnë të mos plotësojnë në kohë formularët e Vettingut.