Tentativë grabitjeje te një bankë e nivelit të dytë te stacioni i trenit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, kur një person ka tentuar të grabisë arkën me para nën kërcënimin e një armë të ftohtë, thikë.

Nga informacionet e para, raportohet se policia ka prangosur autorin, ndërsa forca të shumta efektivësh ndodhen në vendin e ngjarjes.