Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar pasditen e sotme në sensin për në kryeqytet.

Tre makina që u përfshinë në një aksident të ndodhur në këtë anë të autostradës, janë bërë shkak që trafiku të zgjatet qindra metra, pranë Qendrës Tregtare Univers.

Edhe më herët gjatë ditës së sotme, në këtë aks rrugor që rëndohet sidomos ditët e fundjavës kur kryeqytetasit i drejtohen plazhit, u shënua një aksident. Dy makina u përplasën, çka solli për disa minuta trafik të rënduar.