Paraditen e kësaj të enjteje, dy persona ende të paidentifikuar kanë rrahur para Prokurorisë së Durrësit, avokatin e njohur Ilia Ilia.

Ilia ndodhet në Urgjencën e Durrësit për të marrë mjekimin e nevojshëm, pasi ka marrë goditje në pjesën e fytyrës, ku ka pësuar dhe ënjtje.

Në një prononcim për gazetarët e Durrësit nga shtrati i urgjencës, avokati Ilia Ilia tregon rreth ngjarjes.

Ndjekim prononcimin e tij të plotë në videon më poshtë.

Për ngjarjen reagoi dhe policia e Durrësit, e cila bën me dije se “Më datë 19.07.2018, rreth orës 10:45, në afërsi të Prokurorisë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I.I. me profesion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.