U kap me 11 kg heroinë në portin e Durrësit, zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit

Postuar: 12/02/2018 - 16:23

Është marrë në pyetje 63-vjeçari i arrestuar të dielën nga policia kufitare në portin e Durrësit, i cili tentoi të trafikonte 11.3 kilogramë heroinë në drejtim të Italisë.

Bujar Shazivari, banues në Durrës, ka pretenduar se nuk kishte dijeni për drogën e fshehur në kamion ndërsa shtoi se mjetin e kishte marrë të ngarkuar dhe të vulosur.

Policia e ka rrëzuar këtë pretendim duke pohuar se kapja e drogës është bërë mbi bazën e informacioneve paraprake.

Lënda narkotike është gjetur e fshehur në kabinën e kamionit "MAN", me targa shqiptare.

Ka qenë kontrolli i imtësishëm me qen antidrogë që ka gjetur 10 pako të mëdha dhe një tjetër më të vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike heroinë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale për peshimin dhe ekspertimin e plotë i saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bledi Kasmi, kryeredaktori i RD-së që mbeti plagosur sot në protestë, ka folur për emisionin “Kjo Javë”, në News24, duke treguar të gjith

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për protestën e zhvilluar këtë të shtunë nga opozita që kërkonte dorëheqjen e tij nga post

Në rrugët e qytetit të Durrësit, herë pas here shihen në rrugë gjimnazistë të cilët vihen në rolin e policëve rrugorë duke ndihmuar dhe s

Policia e Shtetit ka lëshuar një deklaratë për mediat në lidhje me protestën e opozitës këtë të shtunë, ku konfirmon lëndimin e 11 efekti

   Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vizituar në Spitalin e Traumës, punonjësit e policisë të cilët pësuan lën

   Jo vetëm hajdutët profesionistë kanë mësyrë prokurorinë e Durrësit, por edhe ata në fshatra u janë sulur shtëpive të banorëve të zonës

   Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi, ka mbetur i lënduar gjatë përplasjes me policinë para godinës së Ministrisë

   Është tensionuar situata para godinës së ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë.

   Një person humb ndjenjat para Ministrisë së Brendshme.