Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në portin e Barit nga Guardia di Finanza 922,9 gramë vaj hashashi dhe 10.114,2 gramë marijuanë.

Lënda narkotike transportohej nga shtetasi Italian G.M., 50 vjeç, e fshehur në bagazhin e një automjeti me targa italiane.

Falë një analize risku të ndarë bashkërisht dhe një shkëmbimi intensiv informacionesh me Guardia di Finanza-n, Policinë e Kufirit Durrës dhe Policinë Kriminale Italiane në Shqipëri u bë e mundur të ndalohet ky trafik në Bari.

Policia thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve mes Policisë Kufitare të Durrësit, Guardia Di Finanzës së Barit dhe Policisë Kriminale italiane në Shqipëri.

Për shkak të sekretit hetimor rezervohen të dhëna të tjera.