Pas ndarjes tragjike nga jeta të adoleshentit 16-vjeçar nga Durrësi, Anxhelo Gjokazaj, i cili u plagos me thikë nga 17-vjeçari Devi Lala dhe ndërroi jetë më vonë në spitalin rajonal të Durrësit, miqtë e tij kanë shprehur në rrjetet sociale dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme.

“Jeta u tregoka shume e padrejt me me te miret… spo arrijm ta besojm qe tis do jesh me pran nesh…, kjo eshte nje humbje e madhe ne zemrat tona. Do me mungosh shuum vella… u prehsh ne paqe yll i qiellit tashme Angelo Gjokazaj”, shkruan një nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

Shumë shokë të tjerë shprehin dhimbjen e tyre per ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të adoleshentit 16-vjeçar.