Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira duke sjellë shira të dobëta në zona të izoluara. Por sërish pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu në zonat malore, por shira të dobëta priten në zona të izoluara të Ultësirës Perëndimore; duke lënë pjesën më të madhe të vijës bregdetare me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga 11 në 28°C.

Era do fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzimi 2 ballë.