Unaza e Durrësit, eksperti: Këtu nuk është zbatuar asnjë standard

Postuar: 13/12/2017 - 22:37

   Mungesë sinjalistike horizontale dhe vertikale, rrethrrotullime të papritura, rrugë pa ndriçim, mbikalime të rrezikshme…

Në një vëzhgim që emisioni “Fiks Fare” bëri me ekspertin e Qarkullimit Rrugor, inxhinier Artur Sulçe në autostradën Tiranë-Durrës dhe në rrugë të tjera të rëndësishme të qytetit bregdetar arrin në përfundimin se në shumë prej tyre nuk është zbatuar asnjë standard sigurie.

Rruga nga Tirana në Durrës është një nga rrugët interurbane kryesore dhe ka ndërprerje të herëpashershme të rrugës, të cilat nuk janë në përputhje me normat dhe aktet ligjore e nënligjore, që ka aprovuar shteti shqiptar, konkretisht VKM-në e vitit 2015.

Unaza e jashtme e Durrësit në këtë aks është një kryqëzim ku semafori nuk punon, e njëkohësisht nga kryqëzimi nuk ke fushëpamje, pra mjeti që lëviz në rrugën kryesore nuk mund të konstatojë dot mjetin që del nga rruga dytësore.

“Këtu nuk është zbatuar asnjë standard”,- pohon inxhinier Sulçe.

Në këtë segment vërehet se, përveç ndërprerjes së rrugës kryesore, hyrjet janë perpendikulare (pingul), nuk kanë korsi përshpejtimi.

Sipas ekspertit, ARRSH-ja jo vetëm që duhet t’i konstatojë, por edhe duhet të ndërhyjë t’i riparojë, pasi nuk kanë kosto të lartë dhe rrisin performancën e sigurisë së rrugës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Drejtësisë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimev

Pas tentativës dhe kërcënimit se nëse nuk do të takonte Arta Markun do të vetëflijohej, kryeprokurorja ka pritur në një takim një çift ng

Një person kërcënon se do të vrasë veten para Prokurorisë së Përgjithshme.  Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ngjarja p

Vijojnë hetimet për shkaqet e përmbytjes së autostradës mbrëmjen e 30 nëntorit 2017.

Gazetari Arjan Çani mbështet protestën për largimin e qeverisë "Rama" duke u shprehur se "padrejtësitë i kanë marrë shpirtin" shqiptarëve

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të rijetuar privatizimin e CEZ, dosja hetimore i kalon me short prokurorit Ardian Braho.

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku ka krijuar Drejtorinë për Mbrojtjen e të Miturve. 

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë në kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore por vranësira më të shpeshta dhe reshje të izo

Provat e mungesës absolute të investimeve teknologjike dhe të punonjësve, të treguara deri tani, mjaftojnë për të dëshmuar se Abacus shpk