Urbanisti Ardian Muka ka hedhur shigjeta të drejtpërdrejta akuze në drejtim të kryetarit të trupës gjykuese të çështjes “Veliera”.

Në një intervistë për “DurrësLajm”, Muka tha se sheshi “Veliera” duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme, duke renditur shkeljet dhe abuzimet që janë bërë me ndërtimin e këtij sheshi në zonën arkeologjike A.

“Përveç dëmit arkeologjik, dëm i madh i është shkaktuar edhe zgjidhjes urbanistike me këtë projekt”, thotë Muka.

Muka thotë se politika ka ndërhyrë edhe në vendimin gjyqësor. Gjykatësi Petraq Curri i cili i tha “Jo” bashkisë për heqjen e sekuestros preventive është thirrur nga KLD për shkarkim nga puna, duke i gjetur shkak lirimin nga burgu të një personi të dënuar në Itali.

Investimi prej miliona dollarësh mund të ishin investuar në fusha të tjera shumë problematike me të cilat përballen qytetarët durrsakë, siç janë kanalizimet, fusha e mbetjeve urbane etj.

Ndjekim intervistën.

K.H.