Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në lagjen numër 1 të qytetit, për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve në këtë zonë.

Në një postim në Facebook, Dako shkruan se në sajë të këtij investimi madhor, do të shmanget plotësisht derdhja e ujrave të zeza në det, një problem i vazhdueshëm dhe mjaft shqetësues për Durrësin.

POSTIMI I DAKOS

Vazhdon puna e vështirë, por pa ndërprerje për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve në lagjen nr. 1 të qytetit. Në sajë të këtij investimi madhor do të shmanget plotësisht derdhja e ujrave të zeza në det.