Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Korçë ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi i ra sipër një bombol.

Familjarët e vogëlushit tregojnë se në momentin e ngjarjes fëmija ishte në shtëpi së bashku me të ëmën.

3-vjeçari ka shkuar në dhomën e gjyshit, në të cilën ndodhej një bombol oksigjeni. Bombola përdorej nga i gjyshi, që vuan nga astma.

Fëmija ka prekur bombolën, e cila ka rrëshqitur duke e  zëne poshtë. Bombola e përmasave të mëdha dhe më peshë të konsiderueshme.

E ëma tregoi se e ka parë të mbuluar nga gjaku dhe e ka dërguar në spitalin e Korçës, por 3-vjeçari nuk ka mbijetuar.