Ndërron jetë në spitalin e Durrësit i riu që u transportua sot me urgjencë nga plazhi i Gjirit të Lalzit.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit konfirmojnë për “DurrësLajm” se viktima i moshës rreth 18 vjeç, ka ndërruar jetë pak minuta më parë në spital, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi vdekjen e të riut, nëse ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes apo nga ndonjë infarkt i mundshëm. Ndërkohë, ngjarja pritet të zbardhet me daljen e ekspertizës.

Policia po punon për zbardhjen e rastit tragjik, që çon në dy numrin e viktimave në plazhet shqiptare këtë të diel. Më herët gjatë ditës së sotme, një 30-vjeçar u mbyt në Velipojë në tentativë për të shpëtuar të fejuarën e tij nga dallgët.