Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur deklaratën e aktorit Robert Ndrenika, i cili në një intervistë ka thënë se nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri, por kundër marrjes së tokës ku ndodhet teatri.

Shqetësimit të Ndrenikës, i ka dhënë garanci kryebashkikau Veliaj, i cili në një postim në Twitter shkruan se nuk do merret asnjë milimetër nga toka ku është sot teatri.

"Lajm i shkëlqyer që i madhi Robert Ndrenika është PRO Teatrit të Ri! Asnjë milimetër nuk merret e garancia për këtë është një negociatë ku aktoret dhe arkitektët bëhen pjesë me po këtë frymë bashkëpunimi që shfaq kaq bujarisht miku ynë Ndrenika për Teatrin e Tiranën që duam!" –shkruan Veliaj.