Metodi Marku, shprehet se fundjava do të shoqerohet me reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje sidomos në zonën e veriut.

Shkodra është qarku që pritet të ketë edhe intensitetin më të lartë të reshjeve.

Marku: Reshjet mëtë larta pritet të jenë në qarqet e veriut dhe qendrës, por kryesisht në pjesën e tyre malore dhe më pak ka mundësi ka për zonat urbane. Për shkak të intensitetit të reshjeve nuk përjashtohet ndonjë mundësi e vogël të vërehet edhe ndonjë shqetësim urban por gjithmonë bëhet fjalë për një sipërfaqe të vogël dhe kjo në varësi të kanalizimeve.

Sipas IGJEUM, ky dimër ka pasur karakteristikë itensitetin e reshjeve dhe temperatura më të larta se mesatarja.

Marku: Në ditët që jemi aktualisht temperaturat janë më të larta sesa mesatarja dhe java tjetër pritet të na odrojë më shumë me mesataren shumëvjeçare të temperaturave për muajin janar. Specifika e këtij dimri, nuk ka qenë aq shumë sa i përket temperaturave por përsa i përket sasisë së reshjeve.

Përmirësimi i kushteve të  motit pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme./ora news