Operacioni i Policisë së Shtetit në të gjithë vendin për bllokimin e pasurive kriminale është zhvendosur në Fier. Gjatë kontrolleve në këtë qytet në kuadër të zbatimit të Planeve Operacionale “Summer 2017” dhe “Vjeshtë 2017”, policia bën me dije se ka bllokuar 16 automjete luksoze, njëra prej të cilave është e bllokuar.

Makinat dyshohen se mund të jenë të trafikuara.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.H., 21 vjeç, banues në Fier.

I. S., 46 vjeç, banues në Lushnje.

Këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërinit të tyre në Komisariat për shkeljet e konstatuara.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, do vijojë operacioni për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara si edhe goditjen e grupeve kriminale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale.