Forcat e Policisë kanë zbarkuar sot në kompleksin e njohur "Santa Quaranta" në pronësi të Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Policia po zbaton vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur nën sekuestro preventive pasurinë e Kelmend Balilit dhe familjarëve të tij.

Këto janë pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit gjatë zbarkimit të forcave blu në kompleksin luksoz dhe sekuestrimit të Balilit, apo siç njihet ndryshe nga mediat "Eskobari i Ballkanit".