Një nga qytetarët që iu bashkua protestës së thirrur nga emigranti Orges Sinjoni, për të ngritur zërin për gjendjen tërësisht të amortizuar të aksit rrugor Durrës-Shijak, ironizon me faktin se banorët vazhdojnë t’u japin votën politikanëve dhe pushtetarëve vendorë, pavarësisht se çdo fushatë premtojnë rikonstruksionin e rrugës dhe më pas premtimet kalojnë në kalendat greke.

“Çdo herë që janë votimet premtojnë rikonstruksionin e rrugës, por pastaj kalojnë katër vite dhe vijnë sërish me thes me patate, me thes mielli, një pjatë oriz dhe dy qofte dhe i mbledhin prapë votat. Dhe ky, meqë është popull dele, i jep votën dhe rrimë gjithnjë në degradim, shkatërrim”,- thotë ndër të tjera protestuesi.

Ndiqni të plotë prononcimin e tij më poshtë, dhënë për grupin e xhirimit të DurrësLajm: