Xhafaj në SHBA, takime me kongresmenë e vizitë tek DEA dhe FBI

Postuar: 22/03/2018 - 17:12

   Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar takime të rëndësishme gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të Ministrisë e Policisë, zhvilluan takime në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI dhe DEA.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafaj shkruan se u takua me kongresmenët Anderholt dhe Steve King.

“Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.

Në Kongres fillimisht në një takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas një takim me një tjetër mik të Shqipërisë, kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit”, shkruan ministri Xhafaj në rrjetet sociale. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Vdekja tragjike në një aksident rrugor e 25-vjeçarit nga Durrësi Xhemal Goga ka lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e të r

   E ndërtuar 85 vite më parë, godina simbol e qytetit të Durrësit, që shërben si degë e Bankës Tregtare pritet t’i nështrohet rikonstruk

   Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarivić zhvillon nesër vizitë në Durrës, interes i madh nga qytetarët durrsakë.

Tërmetet e njëpasnjëshme vazhdojnë të lëkundin Shqipërinë e Mesme në këtë sezon veror.

Helmimet nga ushqimi bëhen më të shpeshta gjatë stinës së verës, kryesisht për shkak të kushteve në të cilat tregtohen dhe ruhen produkte

Zyra antikorrupsion e kryeministrit prej dy ditësh ka zbarkuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës.

Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen duke dhënë një intervistë për “Shqipta

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli është shkarkuar nga organet e Vettingut.

Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses në sitën e Vettingut.

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë, Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokurorisë, do të përballet këtë të mërkurë