Zaganjori urdhër për zhbllokimin e ngërçit në Gjykatën e Lartë

Postuar: 19/07/2018 - 16:49

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, ka nxjerrë një urdhër për gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Urdhri është firmosur nga Zaganjori me qëllim zhbllokimin e ngërçit të krijuar në gjykatë si pasojë e shkarkimit të gjyqtarëve nga Komisioni i Vettingut.

Zaganjori urdhëron që gjyqtarët e shkarkuar të mos marrin pjesë në shqyrtimin dhe gjykimin e çështjeve në dhomë këshillimi deri në një vendim përfundimtar nga Kolegji i Apelimit. Ndërsa çështjet me afat gjykimi të menjëhershëm, në të cilat gjyqtari i shkarkuar është caktuar relator, duhet të rihidhen në short. Përsa i përket dosjeve ku gjyqtari i shkarkuar është pjesë e trupit gjykues do të gjykohen nga gjyqtarë të gatshëm.

Gjykata e Lartë aktualisht ka vetëm 7 nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë, ndërsa në ditët e fundit janë shkarkuar 3, Tom Ndreca, Zeneli dhe Thanza. Nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë vetë kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Gjykata e Lartë po shkon drejt rrugës së Kushtetueses, e cila prej disa muajsh është e bllokuar, pasi u shkri nga Komisioni i Vettingut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria do të mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme.

   O zot pse më dënove kaq shumë. Do më mungosh shumë zemra ime”.

   Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje.

Ambasada shqiptare përmes një deklarate për shtyp ka shprehur ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në

   Furtuna dhe shiu që ka pushuar kryeqytetin pasditen e sotme nuk kanë kaluar pa pasoja.

   Duket se moti sot dhe nesër (e enjte) do të sjellë surpriza, pasi do të shoqërohet jo vetëm me ulje të temperaturave, por edhe reshje

Mbrëmjen e 14 gushtit, qindra e qindra besimtarë orthodhoksë, por jo vetëm, kanë shkuar për të kaluar natën në mjediset e Manastitit të S

Në familjen Marku, (gjyshi nga e ëma) janë hapur dyert e mortit, ku të afërmit e Marjusit presin ngushëllime për humbjen e 22-vjeçarit në

Familja Djerri është ndër shijaksit e parë, të cilët për një jetë më të mirë u larguan me eskodin e vitit '91 drejt italisë.

Marjus Djerri është 22-vjeçari nga Shijaku i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në urën e Xhenovas në Itali.