Zbardhen rekomandimet e KSPA për Shqipërinë

Postuar: 14/02/2018 - 16:56

Mbledhja dy ditore e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri që u finalizua me një deklaratë të përbashkët të pozitës dhe opozitës për hapjen e negociatave, la si detyrë edhe përmbushjen e disa rekomandimeve.

Vendit tonë i kërkohen rezultate konkrete, veçanërisht në reformën e drejtësisë, luftën kundër krimit, narkotikëve e korrupsionit, pa kursyer asnjë zyrtar të lartë.

"Të rrisë përpjekjet dhe të paraqesë përfundime të qëndrueshme dhe të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Zyrtarët e lartë nuk duhet të përfitojnë nga trajtime të ndryshme nga ato ndaj qytetarëve të thjeshtë, nëse akuzohen".

Dialogu politik brenda institucioneve, konsensusi dhe bashkëpunimi për reformat është një tjetër detyrë shtëpie që europarlamentarët  lanë për klasën politike në Tiranë.

"Ky proces duhet të shoqërohet me përkushtim serioz të të gjitha partive, qeverisë dhe opozitës.  debati politik duhet të zërë vend në Parlament me respekt të plotë mbi ligjet ekzistuese dhe procedurave".

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë thelbësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë, ndaj dhe kërkohet adresimi sa më parë i fenomenit të shitblerjes së votës.

"Duke përfshirë implementimin e vazhdueshëm të masave që parandalojnë dhe ndalojnë blerjen e votës dhe çdo formë presioni mbi votuesit si përcakton Kodi penal në Shqipëri".

Në dokumentin  ku u përfshinë edhe disa prej amendamenteve të opozitës, Shqipëria inkurajohet të vazhdojë rrugën e reformave të ndërmarra në fushën e përmirësimit të klimës së biznesit, por autoriteteve shqiptare i bëhet thirrje që të vlerësojnë siç duhet investimet publike dhe të forcojnë mbikqyrjen e Partneritetit Publik Privat. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Treni përplas një burrë në zonën e Plazhit në Durrës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve jash

Në pikun e sezonit turistik të gjithë lëvizin për t’u relaksuar, por trafiku i rënduar që hasin gjatë udhëtimit kthehet në një sfidë dhe

AKU njoftoi kapjen e 27 tonëve mish pule me salmonelë dhe urdhëroi kthimin mbrapsht të saj për në Brazil, vendin e origjinës.

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sqarime për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin studimet në universitetet apo kolegj

Policia rrugore e kryeqytetit ka vazhduar kontrollet për parandalimin e aksidenteve edhe përgjatë kësaj fundjave.

Zonat veriore dhe zonat verilindore do të paraqiten këtë të diel me vranësira dhe shira të herëpashershme.

   Konfuzioni është krijuar nga doganierët greke dhe jo nga policia kufitare greke.

   Gjatë periudhës 3- 14 shtator të këtij viti, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi në