“Open Spending Albania” ka bërë publike deklaratat e pasurisë së prefektëve të emëruar nga kryeministri Rama në fillim të nëntorit të vitit të kaluar.

Në deklaratën e tij të pasurisë për vitin 2017, prefekti i Durrësit Roland Nasto ka deklaruar si pasuri një apartament me sipërfaqe 100 m² në Durrës, me vlerë 4.6 milionë lekë dhe një automjet tip “Volkswagen Pasat”, me vlerë 5000 euro.

Prefekti ka deklaruar gjithashtu 2 llogari bankare, njëra me shumë 87 772 lekë dhe tjetra, të cilën e ka së bashku me bashkëshorten, 3 092 762 lekë.

Ndërkohë kursimet cash të deklaruara nga prefekti Nasto janë 5000 euro.

Po këtë vlerë kanë të depozituar në llogaritë e tyre bankare respektive, dy fëmijët e prefektit, vajza dhe djali, të cilët deklarojnë se këto para janë trashëgimi nga gjyshërit dhe kursime.

Prefekti Nasto deklaron si të ardhura mujore 73 000 lekë, bashkëshortja e tij të ardhura nga paga 50 300 lekë dhe vajza e tij, Megi të ardhura nga paga 48 900 lekë në muaj.

M.B.