Zbardhet skema e re/ Burg për ujin, nga 1 shkurti nis aksioni. Ja ç’do bëhet

Postuar: 13/01/2018 - 09:16

Qeveria nis pas 1 shkurtit aksionin për ndërprerjen e paligjshme të lidhjeve të ujit të pijshëm. Aksioni në terren do të nisë me sensibilizimin e qytetarëve për vendosjen e sahateve dhe më pas me kontrollin derë më derë për pagimin e faturave të prapambetura.

Pas 20 ditësh, grupet e punës do të ndërpresin lidhjet e jashtëligjshme që cenojnë furnizimin me ujë të pijshëm. Ligji parashikon burg për ata qytetarë, që ndërhyjnë në rrjetin e shpërndarjes së ujit, pasi grupet e kontrollit u kanë ndërprerë lidhjen.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në letrën që u dërgoi në muajin dhjetor bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve shpjegonte se faza e dytë do të shoqërohet me kontrolle derë me derë dhe me masa ndëshkimore për ata që nuk paguajnë faturat e ujit.

"Në fazën e dytë të aksionit, që konsiston me verifikimin e formalizmit të shërbimit të çdo abonenti derë më derë, pajisjen me ujë-matës të të gjithë abonentëve dhe marrjen e masave për vënien përpara përgjegjësisë të kundërvajtësve dhe shkelësve, që ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellës–kanalizimeve", thuhej në letrën e ministrit Gjiknuri.

Aksioni do të nisë me verifikimin e kontratave, sahateve dhe pagesat e institucioneve publike dhe buxhetore e jo buxhetore, më pas me nëpunësit e administratës, biznesi dhe familjarët.

Qeveria, në bashkëpunim me bashkitë për familjarët që kanë detyrime të mbartura të faturave të ujit, do të ofrojë skema lehtësuese për kryerjen e pagesave me këste. Skema do të jetë e njëjtë si për detyrimet e faturave të dritave, ku qytetarët duhet të lidhin aktmarrëveshje me ujësjellës-kanalizimet për të paguar detyrimet e mbartura.

Nga të dhënat që jep Enti Rregullator i Ujit, qytetarët janë furnizuar me ujë mesatarisht 11.4 orë në ditë. Por shqetësim mbetet niveli i lartë i humbjeve, ku 67 % e ujit humbet për shkak të rrjetit të amortizuar. Ky tregues, të paktën për në katër vitet e fundit, mbetet në nivele aspak të mira dhe përbën shqetësimin kryesor në sektor. Përqindja e mbulimit me shërbimin e furnizimit me ujë në qytet arrin 90 %,  ndërsa në fshat 62,7 % ./Panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Të gjithë kullat e vrojtimit kanë ngritur flamurin jeshil këtë fundjavë.

   Në kuadrin e Trilateralit të Adriatikut, më 20 korrik në Budva, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në

   Me qëllim për të frenuar ecjen me shpejtësi të lartë dhe për të shmangur aksidentet, policia ka vendosur që të vendosë radarë në rrugë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pasi u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar kështu vet

Një pemë e vjetër shekullore, arrë e egër, lartësia e së cilës shkon deri në 50 metra, është duke u prerë nga punonjësit e ndërrmarrjes s

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Salento të Italisë si i ftuar i nderit në eventin e rëndësishëm "Çmimi i kulturës Pio Alfer

Në kushte të rënda higjieno-sanitare, por dhe të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, tre kasapë në Berat janë gjobitur nga ana e Au

Nga 800 gjyqtarë e prokurororë të cilët po i nënshtrohen procesit të rivlerësimit, 200 janë cilësuar paraprakisht të papërshtatshëm n

Publikohet videoja e momentit të dhunimit të avokatit Ilia Ilia ditën e djeshme para Prokurorisë së Durrësit.

“Ligji “Për peshkimin” është ai që rregullon aktualisht gjithë aktivitetin e peshkimit në territorin e vendit por qeveria ka vendosur që