Zhdukja e mistershme e avokatit, çfarë gjeti policia e Durrësit në traget

Postuar: 14/11/2017 - 14:12

Sendet personale u gjetën në traget, mungonte pasaporta shqiptare e avokatit. 

Çanta e avokatit Besnik Muçi 52 vjeç me sendet personale, një kartë qëndrimi italiane, dhe xhupi janë sekuestruar si prova materiale nga policia e Durrësit në tragetin “Adria”. 

Nga këqyrja e sendeve personale ka rezultuar se ato i përkisnin shtetasit shqiptar me nënshtetësi italiane Besnik Muçi.

Burimet nga policia kanë bërë me dije për “DurrësLajm”, se sendet personale i janë dërguar prokurorisë italiane pas kallëzimit që ka bërë atje bashkëshortja e avokatit të zhdukur prej datës 2 nëntor në portin e Durrësit.

Të njëjtat burime kanë saktësuar se pas denoncimit të vëllait të personit të zhdukur Viktor Muçit, nisën hetimet nga policia e Durrësit, dhe pritet të sekuestrohen pamjet filmike të portit të Durrësit, nga të cilat pritet që të vërehet fakti se me kë ka hipur në traget mbrëmjen e 2 nëntorit  avokati i zhdukur pa gjurmë.

Analizimi i pamjeve filmike të portit të Durrësit, të pamjeve filmike të brendshme të tragetit por edhe të pamjeve të portit të Barit, pritet të hedhin dritë mbi zhdukjen e avokatit.

Meqenëse trageti kishte destinacion Italinë, dhe avokati ishte nisur drejt Italisë, hetimet zhvillohen  nga pala italiane. Avokati mund të jetë hedhur në det në ujërat ndërkombëtare apo italiane. Askush nuk e di, për aq kohë sa kamerat brenda tragetit do të tregojnë se deri në çfarë ore ka qëndruar në sallën e pritjes e të qëndrimit avokati.

Pamjet brenda tragetit sekuestrohen nga pala italiane, së bashku me pamjet e portit të Barit, ndërsa pamjet në portin e Durrësit në terminalin e tragetit aty ku avokati ka hyrë, ka bërë chek-in, ka qëndruar e më pas është drejtuar në target, me kë ka biseduar etj. analizohen nga policia e Durrësit.  

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 14 shkurt, “Reporter i BE-së” publikoi një histori që përmbante pohime kundër Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Beri

Publikohet për herë të parë, videoja e dy vrasësve të dyshuar që qëlluan për vdekje 64-vjeçarin Memli Begalla, në zonën e ish-Bllokut në

Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, ku nga Vora deri në afërsi të kthesës së Gjirit të Lalzit, radha e automjeteve raportohet

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që kryente vjedhje në banesa dhe në zonë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka dhënë mesazhe të qartë drejtuesve të Policisë së Shkodër, gjatë takimit mbi analizën e punës së k

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë mesditën e sotme një pallat gjashtëkatësh në qytetin e Fierit.

Është emëruar Drejtori i ri i Policisë së Shkodrës.

Një 27-vjeçar është ndëshkuar me heqje patente, pasi Policia Rrugore e ka kapur teksa udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara brend

Një tërmet ka lëkundur mëngjesin e kësaj të shtune juglindjen e vendit.

Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë vendin.