Është zhvilluar në Durrës një konsultim publik me grupet e interesit dhe me qytetarë në lidhje me programin kombëtar të Punësimit 2021 i cili po hartohet nga qeveria.

Në këtë takim merrte pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, prefekti Roland Nasto, deputetë, përfaqësues institucionesh, përfaqësues të grupeve të interesit dhe qytetarë.

Dako deklaroi se një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë është rritja e zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Ndërsa kreu i grupit të punës për çështjen e punësimit Anastas Angjeli deklaroi se punësimi është një sfidë që do ta kapërcejmë njësoj si shumë sfida të tjera gjatë tre dekadave të fundit. 

Më tej kjo dëgjesë ka vijuar me bashbisedime me pjesëmarrësit në lidhje me çështjen e punësimit dhe sfidat që duhen zgjidhur në vazhdim.