Një 22-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi e zuri korenti teksa përdorte tharësen e flokëve pak minuta pasi ajo kishte dalë nga dushi.

Tharësja u tkurr dhe u shkri në fytyrën e të resë nga Brazili, Camila Sales, e cila u gjet nga burri i saj Jhonatan duke u dridhur me tharëse në dorë në dysheme dhe më pas humbi ndjenjat.

Personeli mjekësor bëri me dije se Camila vdiq nga plagët që kishte marrë.

Sipas kunatës së viktimës, Vania Ramos, 22-vjeçarja e kishte marrë tharësen dhuratë nga kompania kozmetike ku punonte për shkak se kishte thyer rekord shitjesh të produkteve.