28 orë punë në javë, në Gjermani arrihet marrëveshje

Postuar: 12/02/2018 - 22:12

   Inxhinierët dhe punëtorët e thjeshtë të industrisë së rëndë në Gjermani nuk do të punojnë më më shumë se 28 orë në javë.

Kërkesa e tyre për një balancë më të mirë mes punës dhe jetës është miratuar. Unioni industrial “IG Metall”, më i madhi në Europë u njohu punëtorëve këtë të drejtë. Marrëveshja kolektive e mbi 900 mijë anëtarëve të tij në landin Baden-Vurtemberg, pritet të ketë një efekt domino dhe të përhapet me shpejtësi në gjithë Gjermaninë.

Marrëveshja mes punonjësve hyn në fuqi vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se që nga janari i 2019, çdo anëtar i unionit “IG Metall” nuk është i detyruar që të qëndrojë më shumë se 6 orë në ditë në punë.

Marrëveshja mbron gjithashtu punëmarrësit, duke përjashtuar punëdhënësit nga vendimi për të ndaluar punonjësit e tyre për të punuar vetëm 6 orë.

Ky pakt u arrit pas kërcënimeve të IG Metall për vazhdimin e protestave dhe të grevës nëse nuk miratoheshin kërkesat e tyre. Me ndryshimet e reja, mediat gjermane thonë se ka më shumë fleksibilitet për punonjësit, të cilët mund të zgjedhin që të kryejnë vetëm 28 orë punë në javë, ose të kryejnë edhe 40 të tilla.

Efektet e kësaj pritet që në vitin e parë të reflektohen në të paktën 4 milionë punonjës, pa përfshirë këtu se e njëjta gjë mund të shtrihet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë gjermane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anketimet në Gjermani e nxjerrin Partinë Socialdemokrate pas Alaternativës për Gjermaninë. Mos është ky fundi i Partisë së madhe SPD?

   Një autobus me të paktën 57 pasagjerë në bord ka rënë në humnerë ditën e sotme në Peru.

   Ambasadorët e Bashkimit Evropian, kanë zgjatur edhe për gjashtë muaj ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për 150 zyrtarë rusë dhe

   Në Guta të Sirisë vazhdojnë bombardimet e trupave pro-regjimit, të cilat vetëm këtë të martë u kanë marrë jetën mbi 60 personave, duke

   Garda Revolucionare e Iranit tha se ka gjetur rrënojat e avionit të pasagjerëve, i cili është rrëzuar të dielën.

Dy motra, njëra 12 vjeç dhe tjetra 15 janë dyshohet se janë vetëvrarë në mënyrë tragjike për shkak të lojës 'Balena Blu'.

Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit në vitin 2017.

   Presidenti amerikan Donald Trump ndryshon qëndrim sa i përket kontrolleve lidhur me armët, në vazhdën e masakrës në shkollën e mesme t

   Prindërit e një vogëlusheje 9-vjeçare në Palermo janë arrestuar nga policia italiane.

Katër persona janë plagosur, mes tyre një djalë 6-vjeçar gjatë të shtënave me armë zjarri në ambientet e jashtme të një restoranti në Tek