Një lëkundje sizmike me manjitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 02.13 të së dielës, në ishullin Lipari, pranë Siçilisë. Sipas medieve italiane, që i referohen Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ka pasur epiqendër në det dhe është regjistruar në thellësinë 9 km. Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.

Një tjetër lëkundje sizmike me manjitudë 3.2 është regjistruar në territorin francëz në orën 05.47, por është ndjerë edhe në brigjet italiane të Ligurias. Në të njëjtën zonë u regjistrua një tjetër lëkundje sizmike me manjitudë 3 ballë, vetëm 5 minuta pas mesnatës.