6 gazetarë turq dënohen me burgim të përjetshëm

Postuar: 18/02/2018 - 15:36

   Pak pasi liroi gazetarin Deniz Yucel, korrespondent i gazetës gjermane “Die Welt”, pas një viti të kaluar prapa hekurave për propagandë pro partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, Turqia dënoi me burgim të përjetshëm 6 gazetarë të tjerë.

Akuzat ndaj tyre janë për lidhje me lëvizjen e klerikut Fethullah Gulen, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ankaraja e akuzon njeriun, që dikur ka qenë mik i Recep Tayyip Erdoganit, se është personi që organizoi grushtin e dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016.

Gazetarët Ahmet Altan, Mehmet Altan, si dhe Nazli Ilicak do ta kalojnë jetën në burg, sepse sipas aktpadisë kanë qenë të informuar që përpara për puçin ushtarak.

Zyrtarisht, dënimi i tyre nënkupton se duhet të kalojnë 40 vite në qeli. Pretendimi se janë përpjekur të godasin rendin kushtetues i privon nga liria edhe gazetarët Fevzi Yazıcın, Yakup Şimşekun e Şükrü Tuğrul Özşengül, të cilët punonin në gazeta dhe një stacion televiziv të lidhur me Gulenin.

“Kjo është një ditë e errët për lirinë e shtypit dhe për drejtësinë në Turqi. Ajo krijon një precedent armiqësor për të gjithë gazetarët e tjerë, që përballen me procese gjyqësore të ngritura mbi akuza të ngjashme të falsifikuara terrorizmi”, deklaroi drejtoresha e degës së “Amnesty International” për Europën, Gauri van Gulik.

Menjëherë pas lirimit, Deniz Yucel udhëtoi drejt Berlinit. Gazetari, arrestimi i të cilit u kthye në shkakun e fërkimeve serioze mes Gjermanisë dhe Turqisë, nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat e ngritura ndaj tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër akt terrorist është regjistruar në Francë, ku një grua ka plagosur me thikë dy persona në një supermarket, në qytetin francez

Një automjet është përplasur me një turmë njerëzish në një nga rrugët e qytetit të Moskës.

   Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se emigrimi është një çështje që kërkon një zgjidhje evropiane, duke mos lëshuar terren për

   Pol Manafort, ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump, përfundoi pas hekurave pasi një gjykatë në Uashington anuloi lirinë e tij me k

   Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojteje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë

   Parisi do të vendosë mbrojtjen e tij të re rrethuese rreth Kullës Eiffel për të mbrojtur kundër kërcënimeve terroriste.

   Kur Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave për çelikun dhe aluminin, synimi ishte goditja me një gur i dy zogjëve; Kanadasë dhe Bas

15 qershori shënon ditën e parë të Fitër Bajramit e bota myslimane përgatitet për kremtime.