Aksident tragjik, humb jetën polici (FOTO)

Postuar: 13/01/2018 - 22:41

   Një aksident i rëndë është regjistruar në një nga autostradat e kryeqytetit italian Romë.

Përplasja fatale mes një automjeti tip Ford me një motor Suzuki në afërsi të stadiumit Olimpiko i ka marrë jetën një polici 45-vjeçar, i cili ka vdekur në vend.

Aksidenti i frikshëm solli për pasojë bllokimin e njërit krah të autostradës, siç mund të shihet nga fotot që publikojnë mediet e vendit fqinjë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksident ka ndaluar për të ofruar ndihmën e parë, por për policin që ishte në krye të detyrës nuk mund të bëhej më asgjë.

Autoritetet vendore kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një autobus me të paktën 57 pasagjerë në bord ka rënë në humnerë ditën e sotme në Peru.

   Ambasadorët e Bashkimit Evropian, kanë zgjatur edhe për gjashtë muaj ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për 150 zyrtarë rusë dhe

   Në Guta të Sirisë vazhdojnë bombardimet e trupave pro-regjimit, të cilat vetëm këtë të martë u kanë marrë jetën mbi 60 personave, duke

   Garda Revolucionare e Iranit tha se ka gjetur rrënojat e avionit të pasagjerëve, i cili është rrëzuar të dielën.

Dy motra, njëra 12 vjeç dhe tjetra 15 janë dyshohet se janë vetëvrarë në mënyrë tragjike për shkak të lojës 'Balena Blu'.

Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit në vitin 2017.

   Presidenti amerikan Donald Trump ndryshon qëndrim sa i përket kontrolleve lidhur me armët, në vazhdën e masakrës në shkollën e mesme t

   Prindërit e një vogëlusheje 9-vjeçare në Palermo janë arrestuar nga policia italiane.

Katër persona janë plagosur, mes tyre një djalë 6-vjeçar gjatë të shtënave me armë zjarri në ambientet e jashtme të një restoranti në Tek

Arabia Saudite ka mirëpritur një draft-rezolutë të Kombeve të Bashkuara të ofruar nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, e cila mu