Arabia Saudite, gjoba deri në 800 dollarë për besimtarët që u vjen erë e keqe në xhami

Postuar: 12/02/2018 - 07:48

Një nismë e Këshillit të Shurës, një organ me 150 anëtarë që këshillon Mbretin, ka përgatitur një projektligj, i cili parasheh që të gjobiten ata që lëshojnë erë të keqe në xhami dhe objekte të tjera fetare.

Kurani nuk lë asnjë dyshim: surja numër 5, rreshti 6, mes të tjerash, thotë: «O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje». Por në Kuran nuk thuhet asgjë për larjen e sqetullave apo për të bërë dush pas punës së lodhshme dhe djersëprodhuese.

Në Arabinë Saudite, një vend ku kryesisht mban vapë e madhe, problemi i djersitjes dhe i erës së keqe që shkakton ajo në trupin e njeriut është vërejtur ngaherë, por tani autoritetet duan të ndërmarrin masa konkrete kundër saj. Një nismë e Këshillit të Shurës, një organ me 150 anëtarë që këshillon Mbretin, ka përgatitur një projektligj, i cili parasheh që të gjobiten ata që lëshojnë erë të keqe në xhami dhe objekte të tjera fetare. Kush i «terrorizon» të tjerët me duhmën e tij, mund të dënohet me një gjobë deri në 800 dollarë apo me 5 muaj burg. Parakusht për këtë, është natyrisht, nënshkrimi i Mbretit Salman ibn Abd al-Aziz.

Projektligji ka 45 nene dhe nuk drejtohet vetëm kundër duhmës. Ai parasheh sanskionimin e ekzibicionizmit, muzikën me zë të lartë pranë xhamive, incizimin me telefon mobil të aksidenteve, ekspozimin e rrobeve të brendshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër akt terrorist është regjistruar në Francë, ku një grua ka plagosur me thikë dy persona në një supermarket, në qytetin francez

Një automjet është përplasur me një turmë njerëzish në një nga rrugët e qytetit të Moskës.

   Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se emigrimi është një çështje që kërkon një zgjidhje evropiane, duke mos lëshuar terren për

   Pol Manafort, ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump, përfundoi pas hekurave pasi një gjykatë në Uashington anuloi lirinë e tij me k

   Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojteje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë

   Parisi do të vendosë mbrojtjen e tij të re rrethuese rreth Kullës Eiffel për të mbrojtur kundër kërcënimeve terroriste.

   Kur Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave për çelikun dhe aluminin, synimi ishte goditja me një gur i dy zogjëve; Kanadasë dhe Bas

15 qershori shënon ditën e parë të Fitër Bajramit e bota myslimane përgatitet për kremtime.