Arabia Saudite mirëpret masën e OKB-së për raketat e Iranit

Postuar: 19/02/2018 - 07:59

Arabia Saudite ka mirëpritur një draft-rezolutë të Kombeve të Bashkuara të ofruar nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, e cila mund të ndëshkojë Iranin për dërgimin e raketave balistike në duart e rebelëve të grupit huthi në Jemen.

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, që në rast se kalon masa, do të ndihmonte që Irani të mbahej përgjegjës për siç ka thënë, “eskportin e raketave balistike” te rebelët huthi në Jemen.

“Në mënyrë që të sigurohemi se Irani i përmbahet ligjit ndërkombëtar, ne duhet të kemi qëndrime të ashpra sa i përket raketave balistike dhe aktiviteteve të Iranit për të mbështetur terrorizmin”, ka thënë al-Jubeir në një intervistë teksa po merrte pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih.

Ai ka thënë se raketat iraniane janë përdorur rregullisht nga rebelët huthi, “për të targetuar civilët në Jemen dhe brenda Arabisë Saudite”.

Draft-rezoluta duhet të miratohet më 26 shkurt, mirëpo pritet të përballet me rezistencën e Rusisë.

Ai-Jubeir ka thënë se shpreson që Rusia të bindet për të mbështetur këtë masë.

Ekspertë të pavarur të OKB-së, kanë raportuar në muajin janar në Këshillin e Sigurimit të kësaj organizate, se kanë gjetur copëza të raketave që kanë origjinë iraniane dhe “janë dërguar në Jemen, pas ndalimit që i është vënë Iranit për transportin e armëve”./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër akt terrorist është regjistruar në Francë, ku një grua ka plagosur me thikë dy persona në një supermarket, në qytetin francez

Një automjet është përplasur me një turmë njerëzish në një nga rrugët e qytetit të Moskës.

   Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se emigrimi është një çështje që kërkon një zgjidhje evropiane, duke mos lëshuar terren për

   Pol Manafort, ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump, përfundoi pas hekurave pasi një gjykatë në Uashington anuloi lirinë e tij me k

   Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojteje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë

   Parisi do të vendosë mbrojtjen e tij të re rrethuese rreth Kullës Eiffel për të mbrojtur kundër kërcënimeve terroriste.

   Kur Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave për çelikun dhe aluminin, synimi ishte goditja me një gur i dy zogjëve; Kanadasë dhe Bas

15 qershori shënon ditën e parë të Fitër Bajramit e bota myslimane përgatitet për kremtime.