Avioni bën ulje të detyruar, pasagjeri kërcënon pjesëtarin e ekuipazhit me... një stilolaps

Postuar: 15/04/2018 - 13:26

Një fluturim i “Air China” me destinacion Pekinin bëri një ulje të paparashikuar në qytetin qendror të Zhengzhout, këtë të dielë, pasi një pasagjer kërcënoi një pjesëtar ekuipazhi me një stilolaps.

Përmes faqes së internetit të Autoritetit Aviacionit Civil të vendit, u njoftua se një pasagjer mashkull në fluturimin “1350”, i cili nuk identifikohet në deklaratë, u përpoq të përdorte stilolapsin për të mbajtur “nën presion” anëtarin e ekuipazhit.

Pasagjerët dhe ekuipazhi gjithsesi dolën të palënduar nga ky incident, ndërsa deklarata nuk jep detaje të mëtejshme.

Avioni ishte ngritur në fluturim nga Changsha, kryeqytet i provincës jugore të Hunanit, rreth orës 8:40 me atë lokale, e pritej të mbërrinte në Aeroportin ndërkombëtar të Pekinit rreth orës 11:00.

Por, ai bëri një ndalesë të paprogramuar në Aeroportin ndërkombëtar “Xinzheng” të Zhengzhout, në provincën e Henanit, në orën 9:58.

“Air China” njoftoi se avioni bëri uljen e detyrueshme “për shkaqe të sigurisë së publikut” dhe se policia dhe autoritetet e aviacionit po menaxhojnë tashmë situatën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë pasi i është nënshtruar një operacioni këtë javë

   Presidenti rus Vladimir Putin mirëpriti kancelaren gjermane dy ditë më parë, me një buqetë me lule, në rezidencën e tij të pushimeve,

17-vjeçari që shkaktoi sulmin në shkollën e "Santa Fe", në shtetin amerikan të Teksasit la 10 të vrarë dhe 12 të plagosur.

   Një zyrtar i paidentifikuar ushtarak kuban ka thënë se tre persona kanë mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit.

   Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje këtë të premte botës arabe të mbështesin palestinezët kundër asaj që ai e quajti

   Një aeroplan kuban “Boeing 737”, i marr5 me qira nga kompania ajrore italiane "Blue Panorama" u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aero

   Të paktën 8 studentë janë vrarë mëngjesin e së premtes në një tjetër masakër me armë në një shkollë amerikane, atë “Santa Fe” në Teksa

Një person ka humbur jetën pasi i shpërtheu cigarja e tij elektronike, sipas raportit të autopsisë.

Presidenti turk, Erdogan shigjeton tregjet financiare, agjencitë e vlerësimit dhe Bankën Qendrore të vendit.